Xheli bioadeziv Propobaza përmban ekstrakt propolisi në një bazë që është formuluar në mënyrë të tillë që të sigurojë efekt të zgjatur (deri në 10 orë) dhe çlirim të kontrolluar të substancës aktive. Rekomandohet për plagë sipërfaqësore, prerje dhe djegie, herpes simplex, afte dhe të gjitha ndryshimet e tjera në lëkurë dhe mukozë. Mund të përdoret si bazë për medikamente në stomatologji dhe dermatologji. Është i lehtë për aplikim dhe nuk shkakton irritim në vendin e aplikimit, kështu që nuk prish funksionimin normal të lëkurës.