Partneri Juaj i Besueshëm në Farmaci

Me fokus në cilësi dhe përputhje me standardet ndërkombëtare, Dreni Pharm mbështet shëndetin në çdo hap.

HISTORIKU

Rreth Nesh

Dreni Pharm u themelua në vitin 2001 dhe është në pronësi të z. Adem Hasani, me vizionin për të ndërtuar një kompani të qëndrueshme dhe profesionale në sektorin farmaceutik, e fokusuar në import, distribuim, logjistikë dhe shërbime rregullative për tregun e Kosovës dhe rajonit.

Që nga themelimi, Dreni Pharm ka zgjeruar vazhdimisht fushën e veprimtarisë dhe ka ndërtuar kapacitete të fuqishme operative, duke u pozicionuar sot si një partner i besueshëm për kompani farmaceutike ndërkombëtare.

RRETH

Logjistikës

Dreni Pharm operon me një sistem modern dhe të organizuar të logjistikës, i cili siguron ruajtje, menaxhim dhe shpërndarje efikase të produkteve farmaceutike, parafarmaceutike, pajisjeve mjekësore dhe produkteve kozmetike.

Përmes ekipit profesional dhe infrastrukturës që përmbush standardet farmaceutike, kompania garanton furnizim të rregullt dhe të sigurt në të gjithë territorin e Kosovës, si për tregun privat ashtu edhe për sektorin publik, duke marrë pjesë me sukses në procedura dhe tenderë publikë.

BRENDET

Partnerët Tanë

Dreni Pharm vepron si *distributor ekskluziv* për secilin nga partnerët e saj ndërkombëtarë, duke përfaqësuar dhe menaxhuar në mënyrë të plotë produktet e tyre në tregun e Kosovës.

RRETH

Shërbimeve Rregullative

Departamenti i rregullativës përfaqëson një nga shtyllat kryesore të fuqisë së Dreni Pharm dhe udhëhiqet nga znj. Mr. Ph. Kaltrina Zenuni. Nën drejtimin e saj profesional, kompania ka ndërtuar ekspertizë të thellë në regjistrimin, licencimin dhe menaxhimin rregullativ të produkteve farmaceutike*.

Deri më sot, Dreni Pharm ka arritur të regjistrojë 70 produkte në forma dhe doza të ndryshme pranë Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM/KMA). Aktualisht, kompania ka rreth 50 produkte në pipeline*, të cilat ndodhen në faza të ndryshme të procesit të regjistrimit dhe përgatitjes për lansim në treg.

Me mbi 25 vite përvojë

Dreni Pharm vazhdon të zhvillohet si një kompani serioze dhe e përkushtuar ndaj cilësisë, transparencës financiare, përputhshmërisë rregullative dhe partneriteteve ekskluzive afatgjata..