Krem Dr Plant 10% Urea rekomandohet për kujdes të veçantë të lëkurës së thatë, të trashur (keratozë) dhe të çarë.
Falë përbërësve të tij, kremi depërton lehtësisht dhe shpejt në shtresat e thella të lëkurës, duke e bërë atë më të butë.
Rekomandohet:
- Për kujdes të veçantë të lëkurës së thatë, të trashur (keratozë) dhe të çarë
- Për kujdesin e lëkurës që është e prirur ndaj reaksioneve alergjike dhe shfaqjes së ekzemës
- Për “këmbën diabetike”
- Për skuqje, kruajtje dhe eksfolim të lëkurës
- Për keratozë pilaris (pamje lëkure si letër zmerile; zakonisht në krahë, kofshë dhe mollaqe)
- Si mbrojtës i lëkurës në dimër.