Marisol Sprej Isotonic
Tretësira sprej izotonik Marisol për hundën është një tretësirë izotonike me kripë deti. Është menduar për njerëzit që kanë çrregulluar funksionin normal fiziologjik të mukozës së hundës, si dhe për ruajtjen e higjienës së përditshme të zgavrave të hundës. Tretësira izotonike Marisol i rikthen mukozës së hundës lagështinë e saj natyrale, aftësinë për t’u vetëpastruar dhe prodhimin normal të mukusit, i cili e mbron atë nga tharja dhe stimujt mekanikë (tymi, pluhuri, etj.).
Shpëlarja e rregullt e zgavrës së hundës, disa herë në ditë, zvogëlon mundësinë e infeksionit të traktit të sipërm respirator.